• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Delegohen zyrtarët e ndeshjeve të Superligës

28/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të hënën në zyrat e FFK-së, është bërë tërheqja e shortit për delegimin e gjyqtarëve për xhiron e 11-të të Superligës, e cila do të luhet në mesjavë.

Vigan Ibërdemaj është gjyqtar kryesor në duelin e së martës ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, ndeshje kjo që luhet në Suharekë.

Asistentë të tij, do të jenë Bekim Rama e Gzim Mehmeti, ndërsa gjyqtar i katërt është Isak Ceroviku.

Dueli Dukagjini – Suhareka, do të drejtohet nga Dardan Çaka, i cili do të asistohet nga Bujar Selimaj e Kastriot Peci, ndërsa Rrezart Hasaj do të jetë gjyqtar i katërt.

Kjo ndeshje luhet të mërkurën sikurse edhe përballja Llapi – Feronikeli ’74, ku gjyqtar kryesor do të jetë Erdall Zasella, i asistuar nga Hekuran Osmani e Zgjim Rrahimi derisa arbitër i katërt do të jetë Granit Pacolli.

Lirim Jashari do të jetë kryesori në duelin Ferizaj – Malisheva, me asistentët Arbnor Bullatovci e Enis Bejtuallahu kurse gjyqtar i katërt është caktuar Egzon Dakaj.

Përballja Drita – Prishtina, i është besuar gjyqtarit Burim Jahmurataj, i cili do të asistohet nga Alban Ejupi e Meriton Berisha, ndërsa Gramos Shala do të jetë i katërti.

Këto dy ndeshje luhen të enjten, ndërsa nisin prej orës 13:00 sikurse të gjitha përballjet tjera të kësaj xhiroje të elitës së futbollit kosovar.

Next Post

Poshtërimi i Realit në “Bernabeu”, Lionel Mesi nuk harron të urojë Barcelonën: Sa fitore e bukur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.