Tuesday, 19. May 2026
Sport

Delibashiq i Prishtinës shpallet MVP i javës

GS 24/03/2025 1 Min. Lesezeit

Sigal Prishtina e ka mposhtur Trepçën në “El Clasicon” e basketbollit me rezultat 85:79.

Tani, dy gjigandët janë barazuar me pikë në tabelë.

Lojtarët më të dalluar të kësaj përballje ishin Rashid Delibashiq, me 18 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime, si dhe Josh Nzeakor, i cili kontribuoi me 19 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.

Delibashiq, është shpallur edhe “Lojtar i javës” nga Federata e Basketbollit.

Teilen: