Monday, 23. March 2026
Sport

Dellova krenar me çmimin e fituar në Bullgari

GS 23/03/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumardh Dellova është shprehur krenar dhe tejet i lumtur me çmimin e fundit individual që e ka fituar në Bullgari.

Dellova e ka fituar çmimin për “Golin më të mirë të sezonit”, në kampionatin bullgar dhe për këtë ka bërë edhe një reagim në rrjetet sociale.

Futbollisti i CSKA Sofjes çmimin e mori për golin e shënuar në muajin shtator kundër ekipit Septemvri, duke realizuar në fillim të ndeshjes prej një distance rreth 60 metra.

“Jam shumë i lumtur për çmimin e fituar. Falënderoj familjen, bashkëlojtarët dhe të gjithë ata që besuan tek unë”, ishte postimi i shkurtër i Dellovës.

Qendërmbrojtësi në 22 ndeshje kampionale këtë sezon për CSKA-n ka shënuar dy gola, ndërsa me ekipin bullgar ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

27-vjeçari është pjesë e CSKA Sofjes prej vitit 2024 kur iu bashkua nga Ballkani dhe ka gjasa që ky të jetë sezoni i tij i fundit në Bullgari pas interesimit nga skuadrat e shteteve tjera

Teilen: