Saturday, 14. February 2026
Sport

Dembélé akuzon shokët e ekipit si egoistë, Luis Enrique e hesht: Askush nuk është mbi klubin!

GS 14/02/2026 1 Min. Lesezeit

Humbja e thellë përballë Rennes nuk ka kaluar pa pasoja në kampin e PSG-së. Fituesi i “Topit të Artë” ka qenë kritik me shokët e tij të ekipit duke i akuzuar për egoizëm të tepruar në fushë.

“Nëse secili do të luajë për vete atëherë këtë vit mund të harrojmë titujt”, tha Ousmane Dembélé.

I prerë ka qenë Luis Enrique, i cili ka heshtur sulmuesin e tij duke thënë: “Çfarë thonë lojtarët në fund të ndeshjeve nuk kanë rëndësi. Madje mund të them se edhe ajo çfarë thonë trajnerët në fund të duele s’kanë vlerë”, tha “Lucho”.

Teilen: