Paris Saint-Germain ka marrë një lajm pozitiv para ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales në Champions League ndaj Arsenal, pasi sulmuesi francez Ousmane Dembele është rikthyer në stërvitje me skuadrën.
Dembele, i cili ishte vendimtar në sfidën e parë duke shënuar golin e vetëm në fitoren 1-0 të PSG-së në “Emirates Stadium”, kishte pësuar një lëndim gjatë asaj ndeshjeje dhe ishte në dyshim për takimin e dytë.
Megjithatë, futbollisti është parë në seancën e plotë stërvitore të zhvilluar të hënën në qendrën stërvitore të klubit dhe, sipas raportimeve, pritet të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e së mërkurës që zhvillohet në “Parc des Princes”.