Thursday, 21. May 2026
Futboll

Dembele i jep dy lajme të mira PSG-së para finales së Champions League

GS 21/05/2026 1 Min. Lesezeit

Ousmane Dembele është përfolur shpesh kohët e fundit për një largim të mundshëm nga PSG gjatë verës, por mesa duket kjo gjë nuk do të ndodhë.

Në një intervistë të fundit për RMC, Dembele dha dy lajme të mira për PSG-në dhe tifozët e saj. I pari, që është i gatshëm për finalen e Champions League ndaj Arsenalit, më 30 maj. I dyti, që nuk e mendon largimin nga PSG dhe do të jetë aty 100% sezonin e ardhshëm.

“Pata pak frikë kundër Paris FC, por jam në gjendje të mirë dhe do të jem i gatshëm për finalen e Champions League. Shpresoj të jem në fushë më 30 maj, gjithmonë nëse trajneri më zgjedh.

Do të jem 100% i pranishëm sezonin e ardhshëm. Sigurisht, jam i lumtur në këtë klub dhe shpresoj se kjo do të vazhdojë për një kohë të gjatë.”

Teilen: