Ousmane Dembélé, fituesi në fuqi i “Topit të Artë”, u pyet për votimet e çmimit që “France Football” do t’ia dorëzojë më 21 tetor futbollistit më të mirë të sezonit. “Gjithmonë kam qenë në fund të klasës, duke punuar fort. Gjatë gjithë karrierës sime nuk kam thënë asnjë fjalë; kam punuar jashtëzakonisht shumë”, – tha Dembélé pas fitores 1-0 ndaj Brest.
Francezi theksoi se nuk ndien presion për ta fituar sërish “Topin e Artë”: “Siç kam thënë, nuk më kanë parë kurrë si të preferuarin, favoritin, por u përpoqa dhe vitin e kaluar u shpërbleva me një sezon fantastik te PSG. Tani, këtë vit, do të shohim. Pa presion, me qetësi”.
Dembélé ka argumente të forta: fitoi Champions-in për të dytin vit radhazi, ishte vendimtar ndaj Liverpool-it, Bayern-it dhe në finalen me Arsenalin, fitoi Ligue 1, u shpall lojtari më i mirë i kampionatit francez dhe shënoi 6 gola në Botëror.
Këto fjalë vijnë pas deklaratave të Mbappé: “Dembélé? Gjithmonë është parë si një lojtar me talent. Ndërsa mua, gjithmonë më kanë parë si të zgjedhurin”.