• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dembele sërish flet për trofeun e ‘Champions-it’, lakmon ‘Topin e Artë’

16/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

I sapoardhur nga një sezon historik me Paris Saint-Germain, i kurorëzuar me trofeun e Ligës së Kampionëve dhe një finale spektakolare 5-0 ndaj Interit, Ousmane Dembele ka ndarë emocionet e tij në një intervistë për ‘L’Équipe’.

Sulmuesi francez, protagonist i madh në suksesin e klubit parizien, kujtoi me emocione momentet më prekëse të finales.

“Të shihja Marquinhos dhe Kimpembe në lot… Pas vitesh lufte dhe sakrificash, t’i shihja ata duke ngritur Kupën ishte prekëse. Ato momente do të mbeten të gdhendura në kujtesën tonë përgjithmonë”, ka thënë Dembele.

Ai gjithashtu veçoi atmosferën e jashtëzakonshme të krijuar nga tifozët.

“Atmosfera ishte e pabesueshme. Klubi dhe mbështetësit e tij e meritonin këtë gëzim pas gjithë përpjekjeve të viteve të fundit”, theksoi ai.

Dembele nuk e fsheh dëshirën për të fituar ‘Topin e Artë’.

“Të jesh ndër favoritët për Topin e Artë është tashmë një fitore e madhe. Por dua të bëj edhe më shumë”, pohoi ai.

Next Post

Man Utd po bën gati ofertën për transferimin e mesfushorit të talentuar algjerian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.