Osman Dembele është vetëm pak orë nga firma me Paris SG-në dhe zyrtarizimit si një lojtar i ri i kampionëve të Francës. Menjëherë pas kthimit në Europë pas turneut amerikan me Barcelonën, francezi ka marrë avionin e parë për në Paris ku do të nënshkruar një kontratë 5- vjeçare me PSG-në dhe nga ku do të përfitojë plot 20 milionë euro në sezon.
Largimi i tij nga Barcelona i ka pezmatuar të gjithë, mbi të gjitha trajnerin Ksavi. Siç ka treguar vetë Ksavi, ai ka tentuar ta bindë sulmuesin e krahut, por gjithçka ka qenë e pamundur pasi francezi e kishte marrë vendimin e tij. Megjithatë ka qenë vetë Dembele, që gjatë një bisede me trajnerin Ksavi pak para nisjes drejt Parisit ka treguar për disa të fshehta që sipas tij penguan qëndrimin në Barcelonë. Sipas “AS”, Dembele largohet nga Barcelona me ndjenjën se në klubin katalanas kishte më shumë se një person që nuk e dëshironte francezin aty.
“Dua të vazhdoj këtu në Barcelonë dhe të fitoj tituj, por në një mjedis të shëndetshëm, jo në një mjedis si ky aktuali”, e siguroi francezi trajnerin. Dembele nuk është mjaftuar me kaq, por ka vijuar dhe më duke ia bërë të qartë se Ksavit se po të ishte për të nuk do të largohej nga Barcelona. “Nëse do të ishte për ty (Ksavi) do të qëndroja në Barcelonë, por këtu u krijua një ambient mu.. nuk mund të vazhdohej gjatë. Nuk mund të lejoj askënd të tallet me mua, kjo është e papranueshme për mua”, i ka dhënë ai trajnerit të tij. Në fakt, vetë Ksavi e pranoi publikisht, në intervistën që dha për “TV3” pas ndeshjes kundër Milanit, se Dembele i kishte ofruar atij argumentet e tij, “por pa specifikuar shumë”.
PANORAMASPOR.AL