Saturday, 9. May 2026
Futboll

DEMBELEEEEEE! Nis vrullshëm supersfida në “Allianz Arena”, shënon PSG pas 3 minutash lojë (video)

GS 06/05/2026 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e kthimit gjysmëfinale mes Bayern Munich dhe PSG ka nisur direkt me gol në “Allianz Arena”. Pas një kundëruslmi të shpejtë dhe asistit fantastik të Khvicha Kvaratskhelia, ishte pikërisht Ousmane Dembele i cili shtyu topin në portën e mbrojtur nga Manuel Neuer.

Ashtu si edhe në Paris, edhe në Mynih sfida zhbllokohet shpejt, duke na paralajmëruar sërish që do të kemi një ndeshje spektakolare. Kujtojmë se takimi i parë në “Parc des Princes” është mbyllur 5-4 në favor të PSG-së.

Fituesi i këtij takimi do të përballet në finalen e madhe të Budapestit me 30 maj me Arsenalin. Londinezët eliminuan mbrëmë Atletico Madridin.

SHIKOGOLIN

 

Teilen: