• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Demi” i tërbuar, Lautaro Martinez do një gol për historinë

16/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Numri 10 që ka mbi shpinë, është i njëjti numër me të cilin Lautaro Martinez mund të shkruajë kapitullin e një historie të Interit.

lautaro-martinez-inter-2024-2025-1726233060-147941

Edhe një tjetër gol dhe ky sezon do të bëhet i gjashti në Serinë A, ku sulmuesi argjentinas do të arrijë numrat dyshifrorë. Nga lojtarët e huaj të Interit askush nuk ia ka dalë. Istvan Niers dhe Mauro Ikardi janë ndalur në 5 sezone, aq sa ka për momentin kapiteni aktual i Interit. Argjentinasi në këtë sezon ka shënuar 9 gola dhe bëhet gati për të parakaluar dy ish-lojtarët e zikaltërve.

E kotë të kujtosh që nëse e arrin ndaj Juventusit në derbin e Italisë, do të ishte diçka speciale. Sepse mendimet e Lautaros për golat kanë lidhje me Interin. “Kur vijnë golat dhe skuadra fiton, lumturia është dyfish. Unë punoj për objektivat e skuadrës dhe për të ndihmuar shokët e mi”, ka thënë dhe ka rithënë argjentinasi.

PAK VONESË- Juventusi apo jo Juventusi, koha ka kaluar me shpejtësi dhe Lautaro Martinez është vonë me arritjen e 10 golave në sezon. Le të themi që gjithmonë kanë ardhur në gjysmën e sezonit. Bën përjashtim vetëm sezoni i kaluar, kur Interi fitoi titullin kampion dhe sulmuesi shënoi golat e 10-të dhe 11-të në ndeshjen e tetë, pra në fillim të tetorit. Edhe ky sezon bën pak përjashtim, sepse Lautaro e nisi me probleme dhe ulje-ngritje të shumta. Golashënuesi më i mirë i kampionatit është Retegi dhe ka një distancë me 11 gola nga Lautaro. I pari në radhët e zikaltërve është Turam me 13 gola. Për francezin, numri dyshifror erdhi në dhjetor, teksa Lautaro ishte në kërkim të formës.

NDRYSHIM- Por bota ka ndryshuar ose, më saktë, është rikthyer të jetë si më parë. Nga janari deri tani, Lautaro ka treguar fytyrën e vërtetë dhe në vitin 2025 askush nuk është si ai në Europë. Është në krye të listës së golashënuesve të zikaltërve në Champions me 17 gola sa Macola dhe vetë ekipi ka rritur xhirot e motorit bashkë me të. Tani mund të shohë vetëm përpara në këtë sezon që mund të jetë i gjashti me të paktën 10 gola në Serinë A. Lautaro mund të arrijë Vierin dhe Boninsenjën dhe pastaj të shohë ata që janë më përpara si Altobeli me 8 sezone dhe Lorenci me Meacën nga 9 sezone me numra dyshifrorë.

GOLA DHE PIKË- Juventusi në këtë histori është thjesht skuadra e radhës për Lautaron. Argjentinasi do të kërkojë që të shënojë në një ndeshje të madhe, pasi ka gjetur rrjetën në Superkupën e Italisë ndaj Milanit. Një gol i rëndësishëm në aspektin personal, por jo për ekipin. Të dielën luhet një superklasike, për të ndryshuar rrugën e Interit me ekipet e mëdha. Dhe historia nuk bëhet vetëm me rekorde… Lautaro e di shumë mirë këtë.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Juventus - Inter është një sfidë hakmarrjeje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.