• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Demirali eliminon Austrinë, Turqia në çerekfinale

02/07/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

85′ – Mundësi për Austrinë! Posch kroson nga e djathta, Günok del bosh por Baumgartner nuk arrin të shënojë me një goditje me kokë.

81′ – Austria në sulm, Turqia nuk mund të dalë nga gjysma e fushës së saj.

74′ – Grillitsch tenton një goditje nga jashtë zonës. Megjithatë, përfundimi i tij është shumë qendror për të habitur Günok.

69′ – Gregoritsch tenton të materializojë një top qendror me një goditje me kokë. Gunok është i vëmendshëm dhe e bën topin pronë të tijë.

66’ – Austria reagon më në fund pas shumë mundësive të humbura, është Gregoritsch që ka ngushtuar rezultatin me finalizimin e tij.

59’ – Edhe njëherë Demiral. Mbrojtësi i përfaqësueses turke ka kërcyer më shumë se të gjithë për të mposhtur portierin Pentz për të dytën herë.

51’ – Arnautović  humbet një mundësi të artë për të vendosur barazpeshën, goditja e tij është ndalur nga Günok.

48′ – Baumgartner kroson nga e djathta, Gregoritsch hyn në qendër, por tentativa e tij shkon jashtë portës së Günok.

Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

45′ – Vetëm një minutë kohë shtesë.

38′ – Kartoni i verdhë për Schmid pas një goditjeje të dukshme ndaj Kadıoğlu.

36′ – Tifozët turq dëgjohen më në fund pas një veprimi elegant të Gylerit mes tre kundërshtarëve.

34′ – Sabitzer tenton një goditje nga jashtë zonës, por Bardakcı e largon.

30′ – Moment loje me disa faulle pasi të dyja skuadrat kanë shpenzuar shumë energji në minutat e para.

26′ – Lojë e shkëlqyer nga Yılmaz, i cili kalon një kundërshtar me një tunel në krah, por krosimi i tij është i pasaktë dhe nuk arrin të gjejë Yıldız në shtyllën e largët.

19′ – Güler sheh portierin kundërshtar jashtë shtyllave dhe tenton një gjuajtje nga mbi 60 metra, topi përfundon jashtë.

13′ – Turqia përpiqet të marrë frymë. Presion i madh nga skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnick.

6′ – Mundësi për Austrinë. Në zhvillimin e një goditje këndi, topi kalon të gjithë zonën e vogël me një krosim të ulët, Demiral mbulon Baumgartner, i cili nuk arrin të gjejë devijimin fitues.

3′ – Austria përpiqet të reagojë menjëherë! Baumgartner kapërcen dy kundërshtarë dhe tenton një goditje, por që përfundon jashtë.

1’ – Turqia arrin të gjejë golin pa u mbush minuta e parë, Demiral përfiton nga një rrëmujë në zonën austriake dhe e dërgon topin në rrjetë.

1’ – Austriakët shkelmojnë të parët topin

Austria dhe Turqia mbyllin fazën e fazës së 16-shes. Arnautovic nis titullar në formacionin e Rangnick, edhe Posch nga minuta e parë. Montella është pa Calhanoglu, jashtë për shkak të pezullimit. Përpara Yildiz. Kush kalon gjen Holandën, që sapo ka mundur Rumaninë.

AUSTRI-TURQI

AUSTRI(4-2-3-1): Pentz; Posch, Danso, Lienhart, Mëene; Seiëald, Schmid; Baumgartner, Laimer, Sabitzer; Arnautovic. Trajner: Rangnick

TURQI(4-2-3-1): Gunok; Muldur, Demiral, Bardakci, Kadioglu; Ayhan, Yuksek; Arda Guler, Kokcu, Yıldız; Yilmaz. Trajner: Montella

Next Post

VIDEO/ Turqia plotëson çerekfinalet! Një mbrojtës bën bomberin dhe eliminon Austrinë e Rangnik në duelin dramatik

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.