• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Demolli synon fitore dhe rekord në “Kulla 2025”

28/06/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gazmend Demolli e ka nisur mirë kampionatin e sivjetmë në disiplinën malore, pasi fitoi në garën e parë, “Grashtica 2025”.

Anëtari i Prishtina Racing Team synon të vazhdojë me këtë ritëm edhe në garën e kësaj fundjave në Kullë.

“Kulla është e veçantë për të gjithë ne garuesit. Pa dyshim që do të jetë një garë me interesim e rivalitet të madh. Shpresoj që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Demolli.

Gazi e mban rekordin e shtegut në Kullë (për kampionatin vendor), pasi në vitin e kaluar distancën prej 5.6 kilometrave e kaloi për 03:11.177 minuta.

“Është vështirë të arrihet rezultati i vitit të kaluar, por unë do të hyj në garë me synimin për fitore dhe pse jo edhe për ta përmirësuar rekordin”, është shprehur Demolli, u cili ndryshe nga viti i kaluar kur garoi me Radicall SR8 LM, sivjet po paraqitet me Mitsubishi Evo 9.

Ndërsa, rekordin e shtegut e mban hungarezi me nënshtetësi kroate, Laszlo Szasz, me kohën 03:08.028 minuta.

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.