Thursday, 23. April 2026
Sport

Dëmtim i rëndë për Alvaro Moratën, sulmuesi shpërthen në lot dhe rrezikon duelin ndaj Interit

GS 11/02/2024 1 Min. Lesezeit

Situatë alarmante tek Atletiko Madrid, përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Interit që do të zhvillohet më 20 shkurt. 

Screenshot_8-13-780x439

Gjatë duelit të ditës së sotme në La Liga kundër Seviljas, Alvaro Morata u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një problemi në gjurin e djathtë pas një përplasjeje të ashpër kundër Soumare. 

8a65c52a0fe04e1685f5050ffb36f3fd

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Realit, u ul në stol teksa shpërtheu në lot, duke lënë të kuptohet që dëmtimi i tij do të jetë serioz. 

GGFfdH2XsAE7oBZ

Gjendja e tij do të duhet të rivlerësohet qartë në orët e ardhshme, por shprehja e tij dhe shqetësimi në fytyrat e shokëve të skuadrës dhe anëtarëve të stafit mjekësor të “Colchoneros” tregojnë se Moratës mund t’i duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: