Mikel Arteta thotë se dëmtimet afatgjata që po vuan Arsenali janë “një aksident që ai pret të ndodhë”, për shkak të ngarkesës me të cilën lojtarët përballen, pasi Kai Haverc iu bashkua këtë javë listës së gjatë të mungesave të Arsenalit.
Sulmuesi gjerman do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit pasi u konfirmua të enjten se ai do të kishte nevojë për një operacion për të korrigjuar tërheqjen muskulore në muskujt e pasëm të kofshës që pësoi gjatë kampit stërvitor të Arsenalit në Dubai javën e kaluar.
“Topçinjtë” tani janë pa një sulmues në majën e repartit, pasi Gabriel Zhesus këputi ligamentin e gjurit muajin e kaluar dhe e lë Artetën me një mori mungesash të rëndësishme. Përvecc Havercit dhe Zhezusit, Arsenalit do t’i mungojnë Bukajo Saka, Gabriel Martineli dhe Takehiro Tomijasu në transfertën e sotme në Lestër. “Ne po bënim një kamp të madh në Dubai dhe më pas dëmtimi në një mënyrë të papritur dhe është një goditje e madhe për shkak të lëndimeve që kemi”, tha Arteta të premten.
“Ne na janë dëmtuar lojtarë të cilët kanë luajtur 130 ndeshje në dy sezonet e fundit, kështu që është një aksident që pret të ndodhë kur vazhdoni të ngarkoni, ngarkoni dhe ngarkoni. Intensiteti është në një nivel tjetër dhe kërkesat për minuta në këtë mjedis konkurrues janë gjithnjë e më të larta dhe kjo është pasojë e kësaj. Sasia e dëmtimeve të muskujve dhe tendinave është më e lartë se kurrë, kështu që ka një lidhje me dëmtimet”.
PANORAMASPORT.AL