• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dëmtimet e Dani Olmos, një histori shqetësuese për Barcelonën

03/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dani Olmo ka filluar të shqetësojë Barcelonën. Pas ndeshjes kundër Las Palmasit, në të cilën skuadra e Flik u mund të herë të tretë në këtë sezon në Liga, krijoi jo pak habi mungesa e Dani Olmos. Ai ishte në stol por nuk luajti asnjë minutë.

oolmo

Një ditë më vonë, mediat spanjolle sqaruan se shkaku ishte një mbingarkesë muskulore. Ajo ndaj Las Palmasit nuk ishte ndeshja e parë që Olmo mungon këtë sezon për shkak dëmtimi. Pas një fillimi të shkëlqyeshëm të sezonit, spanjolli u desh të ndalonte dhe të humbiste deri në shtatë ndeshje për shkak të një dëmtimi. Me ndeshjen kundër Las Palmas, ai numëron 8 takime në të cilat ai nuk ka mundur të luajë për shkak dëmtimi, duke grumbulluar 41 ditë jashtë fushave që kur nënshkroi për Barçën.

Mungesat për shkak të dëmtimeve nuk janë të panjohura për Olmon, pasi sezonet e fundit ai ka pasur probleme të shumta fizike. Ai ka cilësi të mëdha, por nuk po arrin të jetë konstant për shkak të numrit të madh të ndeshjeve që mungon për shkak të dëmtimeve. Në sezonin e tij të fundit me Lajpcigun (2023-2024), ai qëndroi jashtë për 147 ditë për shkak dëmtimesh (3), duke humbur 29 ndeshje.

Ky ishte sezoni më problematik për mesfushorin. Në sezonin 2022-2023, ai qëndroi 98 ditë larg fushave, duke humbur 20 ndeshje, ndërsa në sezonin 2021-2022 ai humbi 19 ndeshje. Gjithsej, janë 345 ditë jashtë fushave (gati një vit) dhe 68 ndeshje të humbura.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Guardiola: Jemi gati

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.