• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dëmtimet e kanë lënë jashtë

27/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht problemeve të vazhdueshme fizike, Neymar mbetet në zemër të projektit teknik të trajnerit të ri të Brazilit, Carlo Ançcelotti, në prag të Kupës së Botës 2026.

Në një intervistë me CONMEBOL, trajneri italian i kërkoi numrit 10 të Seleção-s të marrë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar dhe për t’u rikthyer në formë konkurruese.

“Ai duhet të përgatitet mirë dhe ka kohën për ta bërë këtë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne në prag të Kupës së Botës”, deklaroi ai.

Neymar, 33 vjeç, së fundmi rinovoi kontratën e tij me Santos deri në fund të vitit, klubin ku ai shpërtheu dhe ku u rikthye janarin e kaluar. Megjithatë, kjo periudhë e re braziliane është shënuar edhe nga lëndimet: vetëm 12 paraqitje në pesë muaj, me një total prej 3 golash dhe 3 asistesh në kampionatin shtetëror të São Paulo.

Në Serie A braziliane, ai ka luajtur vetëm 4 nga 11 ndeshjet e luajtura nga Santos, aktualisht i pesëmbëdhjeti në renditje, në mes të një beteje për rënie nga kategoria.

I thirrur në mars për kualifikueset e Kupës së Botës, Neymar u detyrua të tërhiqej për shkak të një tjetër dëmtimi muskulor.

Gjithashtu mungoi në listën e parë të hartuar nga Ançeloti në maj, kampioni brazilian, golashënuesi më i mirë në historinë e Seleção me 79 gola, dy më shumë se Pele dhe tani synon të rikuperohet për t’u rikthyer në plan të parë në vitin 2026.

Ndërkohë, Brazili është kualifikuar për Kupën e Botës pa të, falë barazimit në Ekuador (0-0) dhe fitores kundër Paraguait (1-0).

Next Post

Ende nuk dihet për sa kohë do të mungojë Mbappe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.