• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dëmtimet e lojtarëve, Panuçi është i bindur: E kanë fajin edhe rrjetet sociale, mendoni për të shkretin DI Lorenco

28/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kristian Panuçi është i bindur se rrjete sociale tashmë ndikojnë te futbollistët aq shumë, sa janë bërë edhe faktor për dëmtimet e tyre. Sipas tij, kjo shpjegon rritjen e shumtë të dëmtimeve muskulore që vijnë nga stresi i akumuluar pas kritikave të “trajnerëve të tastierës”.

Panuci-shkarkimi

“Ka një aspekt psikologjik. Sot për një futbollist, një paraqitje e keqe do të thotë të marrësh qindra mesazhe fyerjesh që të mbeten në mendje. Le të mendojmë për të shkretin Di Lorenco, sa mund të ketë marrë pas humbjes ndaj Spanjës në Europian?”, tha ish-trajneri i Shqipërisë i ftuar në një aktivitet në Çervia.

“Rrezikohen dëmtime nga stresi, nga negativiteti për një ndeshje të luajtur keq. Hyhet në fushë me muskujt aq të tendosur për shkak të ngarkesës emocionale, sa që rrezikohet të dëmtohesh.

Nuk është çështje e numrit të ndeshjeve të luajtura në sezon, të cilat nuk është se janë shumë më shumë se sa luanim ne. Por ne në verë përgatitnim muskulin për faktin që duke luajtur ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve, nuk do të kishim më kohë të stërviteshim. Nëse nuk je i stërvitur, nëse nuk je i karikuar me punën e verës, rrezikon më shumë.

Tani në verë dalin vërdallë duke bërë miqësore që pas një jave. Nëse shohim ndeshjet, të gjithë djemtë janë me ngërç. Në kohën tonë pak nga ne kishin të tilla dhe kjo pikërisht se ka ndryshuar futbolli”, shpjegoi Panuçi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Rrëfehet Morata: Kam menduar disa herë tërheqjen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.