• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dëmtimet e titullarëve të Interit frenojnë kalimin e Frattesit te Roma

14/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dëmtimet e Çalhanoglu dhe Mkhitaryan nuk ndryshojnë qëndrimin e Davide Frattesit, i cili vazhdon të ngulmojë për transferimin e tij, por ndikojnë shumë në situatën e Interin, që përveçse e ka bërë të qartë se nuk dëshiron më pak se 45 milionë euro, nuk do të preferonte të hiqte dorë nga një mesfushor në një moment kaq delikat të sezonit (kur është në lojë edhe kualifikimi në fazën e 1/8-ave të Champions League), asi në repartin e ndërmjetëm mungojnë, për momentin, dy titullarë.

Roma, nga ana e saj, nuk heq dorë dhe vazhdon me qetësi të përgatisë ofertën e duhur për të bindur zikaltrit. Nga njëra anë, ajo bashkëpunon me Beppe Riso-n, agjentin e Frattesit, i cili duhet t’i përcjellë Marottës dhe Ausilios dëshirën e klientit të tij, dhe, nga ana tjetër, fillon të grumbullojë fonde për të arritur shumën prej 30-35 milionë euro që ka planifikuar të shpenzojë.

Marrëveshja mbetet e vështirë për t’u arritur, por Ghisolfi dhe Ranieri mbështeten te faktori kohë. Nëse deri në fund të janarit Interi rikuperon plotësisht Çalhanoglu dhe Mkhitaryan (dhe ndoshta pranon huazimin e Cristantes, për të mbuluar përkohësisht boshllëkun) dhe nëse Roma arrin të mbledhë shumën e duhur të parave dhe nëse Frattesi vazhdon me dëshirën e tij për t’u larguar, atëherë, ndoshta, të gjitha pjesët e mozaikut mund të përshtaten vërtet.

Next Post

Flet ish-sulmuesi i Realit: Tchouameni s’më bind fare, ja pozicionet ku do të ndërhyja në merkato

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.