Wednesday, 27. May 2026
Sport

Dëmtimet nuk i ndahen Barcelonës, Flik humbet kapitenin e skuadrës

GS 10/02/2025 1 Min. Lesezeit

Dëmtimet vazhdojnë të godasin gjigantët e futbollit spanjoll. Pas Realit që ka humbur mbrojtësin Lukas Vaskez, mbrëmë ka qenë Barça të humbasë një mbrojtës.

Screenshot 2025-02-10 210723

Kapiteni Ronald Arauho është detyruar të lërë fushën e lojës i dëmtuar pas një goditje të fortë që ka marrë në kavilje.

Mbrojtësi uruguaian e ka pasur të pamundur të vijojë takimin, teksa në Barcelonë presin me akth rezultatin e analizave për të parë shkallën e dëmtimit të tij.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: