Gianluigi Donnarumma ka pësuar një “traumë në fytyrë” me “plagë të shumta”, sipas diagnozës fillestare të stafit mjekësor të klubit, pasi u godit në fytyrë në mënyrë shumë të dhunshme nga Wilfried Singo gjatë ndeshjes të luajtur këtë të mërkurë kundër Monaco-s. Portieri i Paris Saint-Germain ka 10 qepje në fytyrë dhe një prerje shumë të keqe. Imazhet kanë bërë xhiron e botës.
Por kur do të kthehet Donnarumma? PSG ka lëshuar një komunikatë të parë ku ka njoftuar se portieri i Kombëtares është kthyer në Paris me pjesën tjetër të grupit. Gjatë ditës do t’u nënshtrohet disa ekzaminimeve të tjera për të vlerësuar shkallën e goditjes që ka marrë dhe, më e rëndësishmja, nëse ka ndonjë dëmtim në fytyrë. “Do të duhet të qëndrojë pa aktivitet për disa ditë”, shton klubi francez në njoftimin e tij zyrtar. Ai nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen kundër Lens të dielën e ardhshme.
Kërkesa për falje ka ardhur nga Singo. Përmes Instagram-it, lojtar i Monaco-s, duke shkruar edhe në italisht (katër vjet te Torino nga 2019 deri në 2023), u shpreh kështu:
“Dua të kërkoj falje nga Gianluigi Donnarumma. Gjesti im nuk ishte natyrisht i qëllimshëm, vetëm më vonë pata mundësinë të shihja se ai kishte një plagë të rëndë në fytyrë. Të uroj shërim të shpejtë”.