PSG-ja humbi kundër Borusia Dortmundit 1-, ndeshje e vlefshme për raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampioneve. Përveç humbjes që mund t’i shkaktojë eliminimin parisienëve, ekipi i Luis Enrikes duhet të shqetësohet edhe për një dëmtim që pësoi Lukas Hernandez gjatë zhvillimit të ndeshjes.
Francezi duket se e ka mbyllur sezonin këtu, me të vertetë një lajm tepër i hidhur për të që ndoshta nuk do të mund ta shijojë fitimin e trofeut të Champions-it, në rast se PSG-ja ja del që ta marrë.
Për këtë arsye, lideri i kampionëve të Francës Kilian Mbape ka gjetur kohën e tij dhe e ka motivuar shokut e tij të skuadrës.
“ Luftëtari im, e di se ndodhesh në një moment të vështirë. Mos u shqetëso se nuk do të jeshë kurrë vetëm, të gjithë jemi me ty. Forca vëllai im”- ishin fjalët e Mbape në story-n e profilit të tij në “Instagram.
PANORAMASPORT.AL