Lautaro Martinez u rikthye në Milano për shkak të dëmtimit dhe ka alarmuar jo pak kampin zikaltër.
Kapiteni u prezantua në grumbullimin e Argjentinës, por atje kreu disa ekzaminime që evidentuan një problem muskulor. Kështu, ai bashkë me stafin, vendosën që të mos rrezikonin dhe të rikthehej në Milano.
Mediat italiane raportojnë se mund të humbasë sfidën e radhës në kampionat kundër Udinezes, ndërsa ka nga ato që mendojnë se mund të humbasë edhe derbin kundër Milanit në Kupën e Italisë.
Gjithçka mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme, kur Inzagi do të nisë grumbullimin me të tijtë, për të mos humbur ritmin që kishin gjatë kësaj kohe.
PANORAMASPORT.AL