Tuesday, 19. May 2026
Sport

Dëmtimi i rëndë në gju, Nejmar kryen një nga ndërhyrjet më të vështira

GS 03/11/2023 1 Min. Lesezeit

Nejmar iu nënshtrua ditën e djeshme ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e majtë teksa u dëmtua në ndeshjen e Brazilit ndaj Uruguajit më datë 17 tetor.

set

Ylli brazilian dëmtoi meniskun dhe ligamentin, ndaj operacioni ishte i vështirësisë maksimale dhe zgjati plot katër orë.

Ishte doktori i kombëtares, Rodrigo Lasmar ai që mori përsipër këtë ndërhyrje që në fund u cilësua e suksesshme.

31-vjeçari që sapo ishte transferuar në Arabinë Saudite tek Al-Hilal pritet të mungojë për një periudhë të konsiderueshme e cila varion nga gjashtë muaj deri në një vit. Me shumë gjasa, ai do të humbasë edhe Kupën e Amerikës e cila zhvillohet në qershorin e vitit 2024 në Amerikë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: