• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dëmtimi i Tçuamenit, efekt domino në Madrid. Ja dilemat e Ançelotit për mesfushën

02/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithçka nuk mund të ishte aq e bukur në Madrid pas suksesit kundër Barcelonës. “Shenjtërimi” i Bellingamit në “El Clasico”, fitorja në shtëpinë e rivalit të përjetshëm në minutën e fundit, konsolidimi i kryesimit në La Liga, tregon se gjithçka po shkonte mirë, por dueli ndaj Barcelonës la një lajm të keq në lidhje me dëmtimin e Tçuamenit.

tcuameni

Klubi i bardhë njoftoi dëmtimin e francezit që do të duhet të qëndrojë për gati 8 javë jashtë fushave. Kjo humbje e detyron trajnerin Ançeloti të kërkojë zgjidhje në mesfushë, pasi francezi ishte lojtari i katërt më i përdorur në fushë nga italiani. Përveç kësaj, këtë sezon ai po rikthehej në nivelin e tij më të mirë (para Botërorit), kështu që zëvendësuesi do të jetë jo fort i lehtë.

Më shumë pritet të tregojë Ançeloti, por gjithçka tregon se lojtari që do të zëvendësojë Tçuamenin në qendër të mesfushës do të jetë Kamavinga. Një tjetër opsion është vendosja e Toni Krosit në bazën e mesfushës. Në atë pozicion gjermani luajti në disa raste sezonin e kaluar, i shoqëruar nga Modriç dhe Valverde. Opsione të tjera më pak të mundshme janë ato të Naços ose Alabasë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kosova humb ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.