Dëmtimi i rëndë i Marc-André ter Stegen nuk shqetëson vetëm Barcelonën, por edhe kombëtaren gjermane. Portieri 32-vjeçar u zgjodh si numri i ri një nga Julian Nagelsmann pas tërheqjes nga përfaqësuesja të Manuel Neuer, i cili zgjodhi të fokusohej vetëm te Bayerni.
Tani, çuditërisht, flitet për një ndryshim të mundshëm të vendimit të 38-vjeçarit nga Gelsenkirchen, i cili do të jetë 40 vjeç në vitin 2026, kur të luhet Kupa e Botës.
Por si do të pritej nga vetë Ter Stegen, i cili në të kaluarën duhej të pranonte pa dëshirë rolin e zëvendësuesit, dhe nga portierët e tjerë gjermanë?
“Ter Stegen meriton një shans për t’u rikthyer në top-formë dhe për të qenë mes shtyllave në Botërorin 2026”, shkruan “Sport Bild”.
Megjithatë, në funksion të ndeshjeve të Ligës së Kombeve në tetor, Nagelsmann duhet të bëjë një zgjedhje të saktë: titullar duhet të jetë Alexander Nübel, me të rinjtë Jonas Urbig dhe Noah Atubolu në pritje të promovimit.
Këtë sezon, kapiteni i Barçës ka dalë gjithmonë në fushë. Paraqitja e tij kundër Villarrealit ishte e 289-ta me fanellën “Blaugrana”. Ai parakaloi portierin legjendar Antoni Ramallets në vendin e tretë në renditjen e portierëve me më shumë ndeshje te Barcelona.