• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dëmtimi i Viniciusit, Ançeloti është gati të kthejë skemën e vjetër 4-3-3

29/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Deri dje, Karlo Ançeloti ishte në pritje të rezultateve të analizave të sulmuesit Vinicius Zhunior.

aNCELOTI

Dhe me të marrë lajmin e keq se braziliani do të mungojë të paktën 6 javë, trajneri italian ka nisur të bluajë në mendjen e tij se si do ta rreshtojë skuadrën, duke nisur nga takimi i javës së katërt në La Liga kundër Getafes. Kundër Seltës, takimi kur Vinicius u dëmtua dhe Ançeloti u detyrua ta nxirrte nga loja dhe që aty dolën variantet e mundshme, të cilat Ançeloti mund t’i përdorë.

I pari prej tyre është të kthehet në skemën e vjetër dhe të preferuar të tij, 4-3-3, me Rodrigon në vend të Viniciusit në krahun e majtë të sulmit, Valverden në të djathtë dhe Hoselun si nëntë. Kjo do të thotë se Bellingam do të tërhiqej në pozicionin e tij në mesfushë, por pa humbur sytë nga porta rivale. Variabli i dytë është që Ançeloti të përdorë skemën 4-2- 3-1, skemë e aplikuar edhe në sezonin e kaluar në më shumë se një rast.

Së fundi, italiani mund të ruajë sistemin aktual me Rodrigon dhe Hoselun në majën e sulmit dhe me Bellingamin në krye të një mesfushe në formë diamanti. Edhe pse ky variant duket më pak i mundur, me aktivizimin e një sulmuesi “pykë” si Hoselu. Formula e vetme e tij për të ruajtur skemën aktuale do të ishte futja e Brahim Diazit në formacionin titullar për të shoqëruar Rodrigon në krye të sulmit.

Një opsion që duket i largët për shkak të besimit të vogël që Ançeloti ka te Brahimi në këtë start kampionati.

FNGJH

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lautaro si Giroud dhe Osimhen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.