• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dëmtimi te Bajerni, mesfushori humbet ndeshjen e Champions-it

27/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Leon Gorecka duhej të zëvendësohej i dëmtuar në ndeshjen e Bajernit ndaj Fraiburgut. Tani diagnoza e saktë është e qartë dhe ajo sjell lehtësim. Mesfushori i klubit bavarez pësoi një tendosje në kofshën e majtë gjatë duelit të Bundesligës kundër Fraiburg.

Screenshot 2025-01-27 205212

Ky ishte rezultati i një analize shumë specifike nga departamenti mjekësor i rekordmenëve të Gjermanisë. Edhe pse Gorecka duhet të marrë disa ditë pushim, nuk ka ndonjë dëmtim të rëndë, siç njoftoi klubi.

Pak para pjesës së parë, Gorecka sinjalizoi një dëmtim pas një sprinti dhe u zëvendësua. Josip Stanisiç hyri në lojë për të. Lojtari i kombëtares gjermane më pas siguroi fansat në “Instagram”: “Fitore e madhe. Fatmirësisht dëmtimi im nuk është asgjë serioze. Do të kthehem së shpejti”.

Edhe pse gjithçka është pozitive, Gorecka mbetet jashtë fushës për momentin. Ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme të Champions-it të mërkurën, për shkak të një pezullimi me karton të verdhë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Presidenti i UEFA-s, Ceferin: 2024-a, një vit me suksese të jashtëzakonshme të arritura nga FSHF

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.