Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

Dëmtohet Militao, Reali sulmon ashpër Brazilin

GS 06/09/2024 1 Min. Lesezeit

Dëmtimi i Militaos ka tërbuar Realin e Madridit. Mbrojtësi brazilian ka pësuar një dëmtim muskulor, i cili konsiderohet si “i vogël” nga ana e Federatës Braziliane të Futbollit.

Por ky koment i bërë nga ky institucion pasi Reali është përgjigjur me ironi publikisht: “Nëse dëmtimi Militaos është i vogël atëherë gjithçka është mirë pasi ne do ta rikuperojmë në kohë që ai të grumbullohet përsëri nga Brazili dhe të dëmtohet për së dyti”.

Teilen: