Dinamo do të luajë përballë Tiranës në kuadër të javës së 19-të të Superiores.
Sfida hapëse e fazës së tretë të kampionatit do të zhvillohet të premten e 12 janarit në stadiumin “Niko Dovana”, duke nisur nga ora 17:00.
Në prag të kësaj sfide, sulmuesi i Dinamos, Denisson Silva ka dhënë një prononcim për Newsport. Braziliani e vlerëson maksimalisht derbin përballë Tiranës, por gjithashtu shton se do të bëjnë maksimumin për 3 pikët.
Përsa i përket “Final Four”, 26-vjeçari thotë se besimi është tek të gjithë lojtarët dhe diçka e tillë mund të arrihet.
“Unë mendoj se ndeshja ndaj Tiranës do të jetë një sfidë mjaft e vështirë, sepsë është një derbi. Por do të bëjmë maksimumin për të marrë 3 pikët, pavarësisht vështirësisë.
Në këtë fazë të tretë që do të startojë nesër, do të përpiqemi të jemi në gjendjen tonë më të mirë dhe ta nisim siç duhet, sepse në fazën e parë dhe atë të dytë ne kemi humbur shumë pikë që nuk mund t’i humbnim.
Final Four?
Do t’i marrim ndeshjet një e nga një, duke filluar nga derbi i nesërm përballë Tiranës. Në fund do të shohim se çfarë do të ndodhë.
Si lojtarë besojmë se është mëse e mundur që të jemi në “Final Four”. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të arritur aty”, është shprehur sulmuesi brazilian.