• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dënohen me burg katër tifozë të Atletico Madridit për racizëm ndaj Vinicius

16/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Katër persona janë dënuar për krime urrejtjeje dhe kërcënime ndaj yllit të Real Madrid, Vinicius Junior, në lidhje me një incident famëkeq që ndodhi në vitin 2023, përpara derbit të Madridit. 

Të dënuarit janë pjesëtarë të një organizate të lidhur me grupin ultras të Atletico Madrid, të njohur si Frente Atlético. 

Incidenti ndodhi një natë para përballjes së Real Madridit me Atleticon në Kupën e Mbretit, kur një kukull plastike e varur në një urë në një prej autostradave kryesore të Madridit, u pa duke mbajtur fanellën e Viniciusit. 

Ngjarja ndodhi pranë qendrës stërvitore Valdebebas, duke rritur mundësinë që Vinicius dhe shokët e tij të skuadrës ta shihnin këtë akt. 

Pranë kukullës ishte vendosur edhe një banderolë e madhe ku shkruhej: “Madridi urren Realin”. 

Pas dy vitesh hetime dhe procesi gjyqësor, katër persona janë shpallur fajtorë për krime urrejtjeje dhe kërcënime, sipas Diario AS. 

Njëri prej tyre është dënuar me 15 muaj burg për krim urrejtjeje me bazë raciste, si dhe shtatë muaj të tjerë për kërcënime. Dënimi u rëndua për shkak se ata e kishin publikuar aktin në rrjetet sociale. 

Tre të tjerët janë dënuar me nga shtatë muaj burg për krime urrejtjeje dhe shtatë muaj të tjerë për kërcënime, si dhe u janë caktuar gjobat që variojnë nga 720 deri në 1,084 euro

Next Post

Arsenali heq dorë nga Gyokeres, objektivi kryesor tani është top sulmuesi anglez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.