• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dënohet me 10 ditë burgim dhe dëbim nga Mali i Zi një tifoz i Bashkimit

23/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një pjesëtar i tifo-grupit “Arpagjikët” është dënuar me 10 ditë burgim dhe dëbim për një vit nga Mali i Zi, pasi ka pranuar fajësinë për mbishkrimet UÇK në disa shtëpi në qytetin malazez, Igalo.

Ai ishte ndaluar sot nga policia malazeze, pasi kishte vendosur mbishkrime UÇK në disa shtëpi. Përpos tij, policia kishte ndaluar edhe anëtarët tjerë të grupit, mirëpo ai thuhet se ka marrë përsipër fajin.

Sipas mediave malazeze, i dënuari është Edison Shehu, 22-vjeçar.

“I pandehuri pranoi kryerjen e veprës penale dhe theksoi se mbishkrimi ‘ARPZ’ i referohet grupit të tifozëve të cilit i përket, ndërsa emri ‘UÇK’ i referohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe se mbishkrimi ‘UÇK’ nuk është në kontekstin e grupit të tij të tifozëve”, raporton Vijesti.

Tifozët e klubit të basketbollit Bashkimi, “Arpagjikët” kishin udhëtuar drejt Malit të Zi për ta përkrahur klubin e tyre të zemrës.

Ata u ndaluan nga policia malazeze natën e 23 tetorit, pasi dyshoheshin se kishin vendosur mbishkrime UÇK në disa shtëpi.

Next Post

Për grafitin UÇK, tifozi i Bashkimit merr 10 ditë burgim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.