Drejtësia spanjolle ka dënuar me tetë muaj burg njeriun që ka bërë ofendime raciste ndaj lojtarëve të Real Madridit, Vinicius Junior dhe Antonio Riediger, njoftoi klubi spanjoll.
Real tregon se të dënuarit me disa pseudonime kanë bërë “sulme dhe ofendime raciste” në forumin e gazetës “Marca”.
“Gjyqtari e dënoi me tetë muaj burg, si dhe 20 muaj ndalim të pjesëmarrjes në këtë forum”, shtoi klubi, duke thënë se i dënuari nuk do të shkojë në burg nëse ndjek “programin kundër diskriminimit”.
Klubi nga Madridi kujton se ky është dënimi i dytë penal për fyerje raciste ndaj lojtarëve të tyre. Vitin e kaluar, tre tifozë të Valencias u dënuan me nga tetë muaj secili për fyerje të Vinicius gjatë një ndeshjeje mes dy skuadrave të Mestalla.
Katër tifozë të Atletico Madridit janë gjithashtu në gjyq, të akuzuar për “varjen” e një imazhi të Vinicius në një urë në Madrid vitin e kaluar. Ata kanë një ndalim prej dy vitesh për të hyrë në stadiumet në Spanjë.