Denver merr sërish epërsinë në gjysmëfinalet play off ndaj Oklahomës, duke fituar 113-104 dhe udhëheq 2-1 serinë.
Në fushën e tij, ekipi i Denver nuk zhgënjeu, duke bërë një paraqitje të mirë. Jalen Williams realizoi 32 pikë për Oklahoma, por që s’mjaftuan.
Për Denver, 4 basketbollistë realizuan mbi 20 pikë: Murray 27 pikë, Gordon 22, Porter 21 e Jokic 20 pikë e 16 rebound.
Në Konferencën e Lindjes, skuadra e Cleveland fitoi 126-104 në fushën e Indiana dhe rihap garën. Tashmë Indiana udhëheq 2-1 serinë.
Të gjithë titullarët e skuadrës së Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Donovan Mitchell me 43 pikë, më i mirin në fushë.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Cleveland – Indiana, 126-104 (1-2)
Boston – New York, (0-2)
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
Oklahoma – Denver, 104-113 (1-2)
Minnesota – Golden State, (1-1)