Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Deondre Burns është shpallur më i miri për xhiron e 23-të në Superligën e Kosovës.
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të martën bëri të ditur se Burns ka fituar çmimin “MVP i Javës” pasi shkëlqeu në fitoren e Prishtinës ndaj Borës me 27 pikë, 4 kërcime e 6 asistime.
Burns ka zënë vend edhe në “Top-5” ku është përfshirë edhe Altin Morina që në triumfin e Prishtinës, kontribuoi me 17 pikë, 3 kërcime e 2 asistime.
Pjesë e ekipit më të mirë të xhiros, janë edhe Erjon Kastrati, Shawn Jones e Lejson Zeqiri.
Kastrati regjistroi 17 pikë, 3 kërcime e 2 asistime në fitoren e Golden Eagle Yllit ndaj Pejës, Jones pati 14 pikë, 10 kërcime e 3 asistime në triumfin e Trepçës kundër Vëllaznimit kurse Zeqiri shtoi 14 pikë, 12 kërcime e 2 asistime për fitoren e Bashkimit në udhëtim te Rahoveci 029.