Porta vazhdon të jetë një ndër pikëpyetjet e Interit këtë merkato me interesimin e vazhdueshëm të klubeve europiane për Andre Onanën.
Në garë për kamerunasin, përveç Çelsit, ka hyrë edhe Mançester Junajtidi, me “djajtë e kuq” që po kërkojnë një tjetër alternativë mes shtyllave, pas mungesës së vazhdueshmërisë që ka shfaqur David de Gea një sezon më parë.
Me kaq shumë pista të hapura për të ardhmen e 27-vjeçarit për të cilin Interi kërkon 60 milionë euro, vetë drejtuesit zikaltër kanë përpiluar një listë me pasardhësit e mundshëm të tij. Pas Vikarios, Zomerit e Mamardashvilit edhe David Raja, portieri i Brentfordit i është shtuar listës.
PANORAMASPORT.AL