• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Derbi Ballkani – Prishtina mbyllet pa fitues, Llapi triumfon ndaj Lirisë

17/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës.

Derbi i kësaj jave ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës u mbyll pa fitues, shkruan lajmi.net.

Ndeshja e zhvilluar në Suharek përfundoi me rezultat të barabartë pa gola 0:0.

Kampioni i Kosovës dominoi ndeshjen dhe kishte rastet më të mira, por nuk i shfrytëzoi ato.

Në një moment futbollistët e të dyja skuadrave u përfshinë në një kacafytje, ku gjyqtari ndëshkoi me karton të verdhë Gentrit Halilin e vendasve dhe Muhamed Useinin e mysafirëve.

E për shkak të protestave, me karton të kuq u ndëshkua edhe trajneri Ilir Daja.

Ballkani mbetet në krye të Superligës me 39 pikë, derisa Prishtina mbetet në pozitën e pestë me 26 pikë.

Në ndeshjen tjetër Llapi ka triumfuar pa probleme përballë Lirisë.

Skuadra nga Podujeva morri pikët e plota pas një fitore 2:0.

Muhamet Hyseni në pjesën e parë dhe Hamdi Namani në të dytën ia dhuruan fitoren Llapit.

Me këto tre pikë Llapi ngritët në pozitën e dytë me 34 sosh, derisa Liria mbetet e fundit me vetëm nëntë pikë pas 18 xhirove. /Lajmi.net/

Next Post

Reijnder ndez ëndrrat e tifozëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.