• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Derbi i Anamoravës pa fitues, barazon edhe Prishtina

17/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Derbi i Anamoravës ka përfunduar pa fitues, pasi Drita dhe Gjilani kanë luajtur 2:2 të dielën, në kuadër të xhiros së 26-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Me këtë barazim, Drita mbetet e treta në tabelë pas nuk arriti ta shfrytëzoj barazimin e Ballkanit me Llapin për ta rrëmbyer pozitën e parë. Tani, Drita ka 50 pikë, një më pak se Llapi që është i dyti dhe dy më pak se Ballkani që mbetet lider.

Drita kaloi në epërsi me anë të Blendi Baftiut (24’), përpara se Gjilani të reagoj me dy gola të shpejtë për të shkuar në pushim me avantazh 2:1. Fillimisht, Edi Basha (32’) barazoi në 1:1 kurse Qëndrim Ismajli (44’) për ta kaluar Gjilanin në epërsi. Megjithatë, Drita barazoi shifrat në 2:2 me anë të Albert Dabiqajt (55’). Deri në fund të ndeshjes, u treguan tre kartonë të kuq, një për Dritën dhe dy për Gjilanin.

Ndërkohë, të dielën ka luajtur baras edhe Prishtina kundër Fushë Kosovës. Dueli i luajtur në Lipjan përfundoi pa gola, ndërsa Prishtina mbeti e pesta në tabelë me 32 pikë. Fushë Kosova është e parafundit me 20 pikë, gjashtë më shumë se Gjilani që zë vendin e tetë.

Fitore të dielën ka shënuar Dukagjini, i cili e mposhti në Klinë skuadrën e Feronikelit ’74 me rezultatin 1:0. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Altin Merlaku (44’). Dukagjini ngrihet në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Feronikeli mbetet me 26 pikë të tubuara.

Next Post

Ramadani: Barazimi ndoshta është rezultat real

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.