Derbi i Italisë nga fusha në merkato, Kolarov studion Juventusin dhe McKennie në Bergamo
Zëvendësi i trajnerit Chivu ishte në stadium për të vëzhguar nga afër bardhezinjtë. Në merkato flitet për një prapaskenë që ka të bëjë me lojtarin amerikan.
Një spektator i interesuar në tribunën e “Gewiss Stadium” për të studiuar Juventusin pak më shumë se një javë nga derbi i Italisë, që luhet mbrëmjen e Shën Valentinit. Aleksandar Kolarov, zëvendësi i Cristian Chivu, ndoqi nga afër sfidën e Kupës së Italisë, ku Juventusi u mund 3-0 nga Atalanta. Përtej rezultatit, kjo ndeshje i shërbeu ‘trajnerit’ të Interit për të vëzhguar skuadrën e Spalletti-t.
Kolarov ka marrë informacione dhe në ndeshjen e së dielës kundër Sassuolo ato do të integrohen në programin e skuadrës, pasi afron përballja direkt në “San Siro”.
Por jo vetëm ndeshja direkt. Interi e ka ndjekur nga afër Juventusin edhe për çështjen e merkatos. Javët e fundit klubi zikaltër ka kërkuar informacione për McKennie, që në verë do ta merrte me parametra zero. Një prapaskenë e bujshme, që ndez edhe më shumë një rivalitet historik mes dy klubeve.
Juventusi do të bëjë edhe një tentativë për rinovimin e kontratës me futbollistin amerikan, por problem mbeten kostot e operacionit.