• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Derbi i koshit për Tiranën

22/10/2023
in Basketball
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana ka marrë një fitore të vështirë në derbin me Partizanin, teksa vetëm në fund e ka zgjidhur në favorin e vet 76-73. Një ndeshje e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa është luajtur pikë më pikë që në periodën e parë, të cilën Tirana e ka fituar 17-16. Partizani mundohet të reagojë dhe duke fituar 22-20 ka përmbysur në pushim 38-37. 18-16 perioda e tretë për Partizanin, që thellon në 56-53. Madje të kuqtë kanë kryesuar deri në 73-72. Por një trepikësh i bardhebluve dhe një gjuajtje e lirë e saktë dhe në rënien e gongut 73-76 për Tiranën. Në përfundim të ndeshjes për mikrofonin e Radio Televizionit Shqiptar kanë ardhur trajneri i Partizanit, Erdal Borova, dhe ai i Tiranës, Erkand Karaj.

“Ndeshja ishte mjaft e ekuilibruar që nga sekonda e parë e deri në fund. Dhe vendimet e ndeshjes erdhën si pasojë e disa gabimeve. Kjo edhe nga ana e Tiranës. Por në momentet e fundit skuadra jonë e kishte lojën në dorë për ta kontrolluar. Por bëmë disa gabime foshnjerake, të cilat nuk i përkasin një skuadre si Partizani”, thotë Erdal Borova

“Ishte një lojë e kënaqshme të paktën për sa pres unë nga ekipi. Megjithatë kemi disa ndeshje që nuk po paraqesim ato që pretendohet. Por mendoj se me kalimin e kohës edhe djemtë e rinj që i janë bashkuar ekipit doi të ingranohen me skuadrën dhe do të bëhemi një ekip pretendent sikurse ishim dhe vjet”, nënvizoi Erkand Karaj

Në takimet e tjera të javës së tretë të Superligës për meshkuj bie në sy fitorja e Elbasanit me 79 pikë diferencë ndaj Skënderbeut, 123-44. Po kështu Flamurtari ka fituar ndaj Fieri Basket, 78-71. Kamza Basket ka fituar me 20 pikë diferencë ndaj Apolonisë, 93-73. Tek femrat në javën e dytë një ndeshje e luftuar ishte Studenti – Teuta 53-52, por edhe Tirana – Partizani 90-87, ndërsa Flamurtari ka mundur Elbasanin, 79-35. Përgjithësisht një kampionat i luftuar.

Next Post

Verstappen i pamëshirshëm, Leclerc befasohet nga Hamilton

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.