• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Derbi i Madoninës elektrizon fundjavën, e dielë spektakolare në Seria A

31/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

WhatsApp Image 2025-01-31 at 09.25.42 (2)  Kjo fundjavë në kampionatin Italian do të jetë pak të thuash elektrizuese, sepse do të luhet një nga ndeshjet më të shumëpritura të vitit, DERBI I MILANOS.

Nga “La Scala” e futbollit Italian, para 75 mijë spektatorëve dhe ekskluzivisht në Tring Sport 1, të dielën, në orën 18:00, dy superfuqitë lombarde do të sfidojnë njëra-tjetrën, sërish. Këtë herë për javën e 23-të të Serie A që do të dhurojë emocione dhe adrenalinë.

WhatsApp Image 2025-01-31 at 09.25.42 (1)

Në dy pozita krejt të ndryshme nga njëra-tjetra, “Zikaltrit” si të kualifikuarit e mëdhenj mes më të mirëve të Evropës në Champions League, ndërsa “Djajtë e Kuq” pas një zhgënjimi kolosal në raundin final të Fazës së Ligës që i çoi drejt play-off-it, dy rivalët e përjetshëm i pret një tjetër sfidë.

Jo thjesht një sfidë, kjo është ndeshja që vlen gjithçka, është pasioni, janë ngjyrat e zemrës, është historia, është një qytet i ndarë në dy. Sepse, derbi është derbi, është dueli i njëmijë e një emocioneve dhe aty shkohet vetëm për të fituar.

Por është edhe ndeshja më e shumëpritur nga të gjithë fansat shqiptarë të futbollit Italian, ku tifozeria shkon përtej ngjyrave të një fanelle.

Por kjo fundjavë do të sjellë një sërë përplasjesh interesante dhe vendimtare për ecurinë e secilit prej ekipeve të Serie A. Si ajo e së dielës mbrëma mes Romës dhe Napolit. Drejtpërdrejt nga mitiku “Stadio Olimpico” një duel prestigji. “Mega makineria” e pathyeshme e Antonio Konte shkon të pushtojë “Qytetin e përjetshëm”, ku i presin të besuarit e Klaudio Ranierit.

WhatsApp Image 2025-01-31 at 09.25.42

Ndërkohë të shtunën, Atalanta pret në shtepi Torinon, ndërsa Juventusi i Thiago Motës mirëpret në shtëpi Empolin, për një 3-pikësh shumë të rëndësishëm për ecurinë e kampionatit.

Të gjitha emocionet e pakrahasueshme që dhuron Serie A, për të gjithë tifozët shqiptarë, i sjell të plota vetëm TRING SPORT, platforma më e madhe sportive, njëherësh edhe zotëruese e paketës sportive absolutisht më prestigjioze në vend.

WhatsApp Image 2025-01-31 at 09.25.41

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Fonseca harron Milanin, portugezi është trajneri i ri i Lionit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.