Pjesa e parë e derbit mes Realit të Madridit dhe Atletikos, krijoi 2 momente të diskutueshëm për moviolë, penalltia në favor të Atletikos e akorduar me VAR dhe kartonin e kuq të falur për Sebajos.
Sipas ish-gjyqtarit të njohur spanjoll Iturralde Gonzalez, skuadra e Ançelotit duhet të kishte mbetur me 10 lojtarë, pas ndërhyrjes së Dani Sebajos ndaj Barrios.
“Është një përjashtim sepse ai nuk shkon për topin. Është e qartë lojtari i Realit shkel mbi atë të Atletikos. Për mua është një çështje që VAR duhet të kishte ndërhyrë sepse është një përjashtim”, shpjegoi Iturralde Gonzalez në transmetimin e drejtpërdrejtë të Carrusel Deportiv në Cadena SER.
Edhe për episodin mes Tçuamenit dhe Linos, ish-gjyqtari deklaroi: Është penallti. Rregullorja e thotë qartë! Të ndërhysh në mënyrë të gabuar brenda zonës ndërsa lufton për topin është një penallti”.
PANORAMASPORT.AL