Friday, 13. February 2026
Sport

Derbi i Milanos mund të shtyhet, shkak bëhen tifozët e Interit

GS 16/05/2023 1 Min. Lesezeit

Një lajm i papritur vjen nga Italia pak më shumë se një orë nga fillimi i derbit të Milanos. Starti i sfidës mund të shtyhet për shkak të tifozëve të Interit.

Zikaltrit luajnë si pritës duelin dhe tifozët kanë dalë në rrugët e Milanos për të bërë gati festën, të bindur se ekipi kalon në finale pas avantazhit 2-0 të sfidës së parë.

Por dëshira e tepruar për të përshëndetur heronjtë e tyre, mund të sjellë shtyrjen e fillimit të sfidës.

Mediat italiane raportojnë se autobusi i Interit është rrethuar nga tifozët dhe është bllokuar në rrugën drejt stadiumit.

Parashikohet një vonesë prej të paktën 20 minutash në krahasim me autobusin e Milanit, ndaj starti i ndeshjes mund të shtyhet.

Teilen: