Sunday, 30. August 2026
Sport

Derbi i Milanos përplas edhe drejtuesit

GS 13/11/2024 1 Min. Lesezeit

Derbi i Milanos tashmë ka kaluar në nivel drejtuesish.

Pas deklaratës së Skaronit se Milani përfaqëson të vetmin ekip të Milanos, ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Bepe Marotës.

Zyrtari i Interit nuk i ka kursyer ironitë e tij.

Ai i ka kujtuar Skaronit yjet që zikaltrit kanë mbi stemë, të cilat simbolizojnë titujt kampionë të fituar.

“Milani përfaqëson të vetmen skuadër të Milanos? Sepse Interi përfaqëson diçka edhe më superiore.

Kollarja ime tregon dy yje, shpresoj që Milani t’i arrijë sa më shpejt”, ka thënë Bepe Marota.

Teilen: