Manchester Unitedi e ka fituar derbin dramatik ndaj Chelseat.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma në “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së pestë të Premier Leagues.
Bruno Fernandes e kaloi në epërsi Unitedin në minutën e 14-të.
Casemiro e shënoi golin e dytë në minutën e 37-të por mesfushori brazilian krejt në fund të pjesës së parë u përjashtua nga loja pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Edhe te Chelsea, portieri Robert Sanchez u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e pestë.
Trevoh Chalobah në minutën e 80-të i ngushtoi shifrat por goli i tij në fund nuk mjaftoi që t’ia rrezikonte fitoren “djajve të kuq”.
Për Chelsean ishte disfata e parë këtë edicion. Ka dy fitore dhe dy barazime.
Renditet në pozitën e gjashtë me tetë pikë.
Unitedi ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim. E zë vendin e nëntë me shtatë pikë.