Ndeshja derbi e xhiros së 20-të në Serie A të Italisë, nuk ka dhënë fitues.
Dueli ndërmjet Interit dhe Napolit, i luajtur të dielën mbrëma në stadiumin “Giuseppe Meazza” ka përfunduar me rezultatin 2:2.
Me këtë barazim, Interi mbetet në krye të tabelës me 43 pikë, katër më shumë se Napoli që zë vendin e tretë.
Përballja mes këtyre dy skuadrave ishte interesante, me dy gola të shënuar në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë.
Federico Dimarco zhbllokoi rezultatin në minutën e 9-të, duke kaluar Interin në epërsi por Napoli reagoi me anë të mesfushorit Scott McTominay që barazoi shifrat në minutën e 26-të.
Në minutën e 73-të, Interi riktheu epërsinë me golin e shënuar nga Hakan Calhanoglou nga penalltia por edhe këtë herë McTominay u kujdes për të barazuar shifrat me golin e tij të dytë, që e realizoi në minutën e 81-të.
Kapiteni i Komnbëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ishte i pazëvendësueshëm dhe luajti gjatë tërë ndeshjes te Napoli, ekip të cilit në këtë derbi iu përjashtua trajneri Antonio Conte.

