Saturday, 23. May 2026
Sport

Derbi madrilen, Simeone kërkon të prishë festën e Realit: I respektojmë, por…

GS 04/03/2025 2 Min. Lesezeit

Diego Simeone ka folur për mediat para euroderbit kundër Realit në Ligën e Kampioneve. Trajneri karizmatik argjentinas, si gjithnjë ka përcjellë shumë energji para sfidës.

Screenshot 2025-03-04 120458

Ai nuk ka harruar t’u kujtojë gazetarëve se Atletiko do të jetë një kockë e fortë për kampionët e Europës në fuqi.

ATLETIKO GATI – “Ne kemi shumë respekt ndaj një rivali të madh si Reali. Unë mendoj se ndeshjet e mëparshme nuk kanë fare ndikim. Për Madridin (qytetin), kjo përballje e dyfishtë është spektakolare, për Spanjën gjithashtu do të jetë shumë mirë dhe për ne që do të luajmë, duhet ta shijojmë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe ne jemi të përgatitur për gjithçka”.

VENDOSIN DETAJET – “Një ndeshje e këtij kalibri është plot me detaje. Si Madridi, ashtu edhe ne, tashmë i dimë lidhjet. Dhe të dy jemi të qartë, detajet do të jenë vendimtare”.

ROLI I FAVORITIT – “Nuk e kuptoj, por padyshim e respektoj ngulmimin e gazetarëve për të kërkuar një favorit. Reali është një rival i rëndësishëm që ne e respektojmë. Por ne gjithashtu e dimë forcën tonë”

LIGË APO CHAMPIONS – “Për mua, hapi tjetër është gjithmonë gjëja më e rëndësishme. Nuk mund të mendoj për atë që ka mbetur në La Liga, jam i fokusuar vetëm në ndeshjen e Championsit”

REALI I MADRIDIT NË EUROPË – “Siç i lidhim gjithmonë gjërat me historinë, Madridi në Champions League është i jashtëzakonshëm. Por me siguri ne do të kemi një mundësi të madhe”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: