Granit Xhaka është emri më i përfolur për një kalim te Gallatasaraj. Në Turqi raportohet se ka aktualisht një derbi mes Gallatasarajt dhe Fenerbahçes për mesfushorin shqiptar.
Xhaka, i cili i është ofruar dhe klubeve arabe, kërkon një pagë sezonale prej 15 milionë eurosh. Gallatasaraj ka pasur takim me përfaqësues të lojtarit shqiptar.
Firma me 32-vjeçarin nuk do të jetë aspak e lehtë. Kjo pasi kontrata me Leverkusen është e vlefshme deri në vitin 2028.
Prej dy sezonesh, Xhaka është ndër lojtarët kyç të Ksabi Alonsos. Duke qenë pikërisht siguri në mesfushë, klubet turke apo arabe që kërkojnë të sigurojnë shërbimet e tij duhet të bëjnë edhe sforco financiara.
PANORAMASPORT.AL