Interi dhe Juventusi janë aktualisht në dy vendet e para të tabelës në Serinë A dhe dueli direkt që do të zhvillohet mes tyre në 26 nëntor pritet të vendosë shumë. Deri atëherë dhe deri në hapjen e merkatos së janarit, do të ketë një tjetër duel mes tyre në distancë mbi Serxhi Roberton.
Mesfushorit i skadon kontrata në 2024- ën me Barcelonën dhe sipas “Sport” në ndjekje të tij janë vendosur dy klubet italiane, të cilat do ta vlerësonin një lojtar me parametër zero dhe për më tepër me eksperiencën e tij.
31-vjeçari vlerësohet shumë nga drejtuesit e të dyja skuadrave, të cilat përveç spanjollit kanë një listë të tjerë emrash të përbashkët. Më të fundit janë Andrea Kolpani i Monzës dhe Piotr Zielinski i Napolit, dy emra që priten të jenë objekt për një derbi Italie.
PANORAMASPORT.AL