Sunday, 1. March 2026
Sport

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

GS 01/03/2026 1 Min. Lesezeit

Prishtina e Drita janë ndarë me barazim në derimin e xhiros së  22-të të Superligës së Kosovës në futboll

Ndeshja Prishtina – Drita e zhvilluar të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përfundoi baras, 1:1.

Prishtina e mbylli pjesën e parë në epërsi 1:0 ndaj Dritës.

Sulmuesi Mario Ilievski shënoi supergol nga gjysma e fushës në minutën e 43-të për epërsinë e skuadrës prishtinase.

Drita barazoi rezultatin në minutën e 54-të me një gol të sulmuesit Blerim Krasniqi.

Ballkani e Drita kanë nga 39 pikë, kurse Prishtina mbeti në vendin e tretë me 37 pikë.

 

Teilen: